Perez po punon në fshehtësi për galaktikun e ri: Gati 100 milionë euro

Largohet ose jo Luka Modric nga Real Madrid, Florentino Perez ka një porosi nga Lopetegui: blerje në mesfushë dhe të jenë lojtarë goli.

Milinkovic-Savic nuk dëshiron të humbas trenin e tij. Ylli i Lazios e di që bileta e tij është vulosur këtë verë.

Shpërthimi në Botëror e vendos serbin në një pozicion të avantazhuar, që tani kërkon ta shfrytëzojë. Klubi ka mbajtur kontakte me Real-in, ekipi që bëri një hap mbrapa pas kërkesave ekonomike të klubit italian: 150 milionë euro.

Një kërkesë e parë që po reduktohet, me çmimin e Savic që mund të fiksohet në rreth 100 milionë euro. Futbollisti 23 vjecar, nga ana e tij po bën presion për tu larguar dhe Real Madrid është zgjedhja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here