Ja si e komenton Maldini transferimin e Ronaldos te Juventusi

Legjenda dhe drejtori i zhvillimeve strategjike i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus do të zgjojë interes te pjesa e tjetër e botës, rrjedhimisht do të ndihmojë që të kthehet vëmendja përsëri në Serie A.

Ylli portugez i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin. Ai u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro.

“Transferimi i Ronaldos do të ketë ndikim të madh në pikëpamjen e njerëzve për Serie A-në, lojtarët, sponsorët dhe tifozët. Ai ka qenë një ndër futbollistët më të mirë në botë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Tani që ai dëshiron të jetë këtu, edhe të tjerët do vijnë pas”, ka thënë Maldini.

“Përgjatë vitit të kaluar, kemi parë se si është rritur interesimi për ligën italiane përsëri. Cristiano vetëm sa e shton këtë dhe tani kemi pasur edhe më shumë sy duke e vëzhguar afatin kalimtar”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here