Futbollisti më i ri më i mirë në botë, Kylian Mbappe është një djalosh modest i cili nuk ekspozohet shumë në publik, por mediat që ndjekin jetën e tij kanë zbuluar një detaj interesant.
Nga Instagrami i Mbappes vërehet se atij i pëlqen Lorena Haliti e cila në vitin 2013 është shpallur miss në Ajdaho.
Ajo është e lindur në SHBA, mirëpo prindërit e saj janë nga Kosova.
Interesant është fakti se Mbappe pëlqen çdo fotografi të saj në Instagram.
Mediat franceze zbulojnë se ata të dy janë njohur këtë verë dhe se janë pëlqyer menjëherë.