Unai Emery “nuk është në Londër për të përfunduar i pesti”

Gunners po i mungojnë Ligës se Kampionëve që dy sezone, por tani ata duhet të lëvizin pasi që koha e Arsene Wenger ka përfunduar

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery “nuk është në Londër për të përfunduar i pesti”, thotë Martin Keoën, me spanjollin që e fillon sezonin kundër kampionëve të Premier Ligës, Manchester City.

Pas 22 viteve nën urdhrat e Arsene Ëenger, eopa e re pritet që të fillojë me Emery në Emirates Stadium.

Atij i është dhënë një detyrë për ta përmirësuar skuadrën këtë sezon, në të cilën Arsenali hynë për herë të dytë pa u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por Keown kësaj radhe është optimist.

“Mund të këtë ndryshime por gjithmonë ka pritje. Unai Emery është një menaxher i suksesshmëm i cili nuk është në Londër për të përfunduar në pozitën e pestë. Nuk po them se ai është gati për të luftuar për titull por për top-4 është një objektiv reale. Jam i impresionuar me Emery. Ai ka punuar shumë me lojtarët e tij në ndeshjet para-sezonale”, ka thënë ish mbrojtësi i Arsenalit për Daily Mail.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here