Sezoni i kaluar u mbyll me dy zhgënjime për Roberto Firmino, që të dyja nga Europa Lindore: në fillim humbja në Kiev, në finalen e Champions Leaugue kundër Real Madrid dhe më pas eliminimi i parakohshëm i Brazilit të tij nga Rusi 2018.
Në pritje për të parë nëse sezoni që pritet të fillojë do t’i rikthejë buzëqeshjen sulmuesit brazilian, golashënuesi i Liverpool ka ngritur një trofe, atë më të rëndësishmin që ka të bëj me solidaritetin.
Ish-lojtari i Hoffenheim nëpërmjet bamirësisë ka ndihmuar për të shpëtuar jetën e vëllezërve Joao Vitor dhe Miguel, përkatësisht gjashtë dhe një vjeç, që vuajnë nga një sëmundje muskulore (SMA).
Bashkëshortja e tij Larissa Pereira ka bërë të ditur se Firmino ka paguar 67 mirë euro që i duheshin dy fëmijëve për të plotësuar shpenzimet mjekësore.
Futbollisti i rritur në akademinë e Figueirense u vu në dijeni të vuajtjes së dy fëmijëve në saj të një video të publikuar nga e ëma e tyre Graciele në rrjete sociale dhe vendosi t’i ndihmojë.
“E falënderoj Roberton sepse po e prisnim këtë momente prej kohësh. Nuk flisja dot kur e takova por vetëm qaja.”