Eksperienca te Milani është një ëndërr për çdo lojtar, por çdo fillim e ka një fund. Ajo e Luca Antonellit tani mund të përfundojë.
Futbollisti taliani takoi dje menaxhmentin e kuqezinjve në Milano, çiftin Leonardo-Maldini, të cilët lanë të kuptohej se janë për shitjen e tij. Ndërkohë, katër skuadra të Seria A kanë shprehur interes.
Siç raportohet nga Tuttosport, Genoa dhe Empoli kanë filluar tashmë kontaktet e para me Antonellin, prandaj janë në pole, ndërsa Parma dhe Bologna janë më të kufizuara.
Antonelli merr më shumë se 2 milionë euro në vit, bruto, prandaj Milani do të duhet të njohë një largim të mirë të lojtarit, për ta bërë operacionin të mundur.
Në ditët e ardhshme, detajet e fundit do të përcaktohen: nëse marrëveshja ekonomike me klubin e ri e bind Antonelli apo jo.
Me kuqezinjtë, lojtari në fjalë do ta ketë të vështirë të luajë më shumë minuta, duke pasur parasysh se ka rivalë në rol Rodriguez dhe Strinic.