Ja cilët lojtarë mund të largohen nga Inter sipas Emery

Sipas ESPN, trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka bërë të ditur se vetëm tre lojtarë mund të largohen nga ekipi gjatë pjesës së mbetur të merkatos së verës.

Ata janë: David Ospina, Joel Campbell dhe Carl Jenkinson. Çdo lojtar tjetër do të qëndrojë, duke përfshirë këtu Welbeck dhe Elneny.

“Topçinjtë” do ta nisin sezonin e ri të dielën në mbrëmje kundër kampionëve në fuqi të Manchester City. Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates”, në orën 17:00.

Kujtojmë se Emery këtë verë ka marrë drejtimin e Arsenalit, ku do të zëvendësojë të larguarin Arsene Wenger.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here