Pas Kalinic, një tjetër sulmues largohet nga Milani

Pas Nikola Kalinic që shkoi te Atletico Madrid, Milan është gati të përshëndesë edhe Andre Silva.

Ka të ngjarë që sulmuesi portugez të shkojë në Spanjë, ku Sevilla është klubi më pranë tij.

Praktikisht gjithçka është në rregull mes palëve dhe portugezi do të huazohet për një sezon, më pas Sevilla do të ketë mundësinë ta blejë për 38 milionë euro.

Pas një viti zhgënjyes duket se drejtuesit e ri të Milan kanë vendosur të bazojnë gjithçka te Higuain dhe Cutrone, ndërsa i kanë treguan derën Kalinic dhe Silva.

Ndërkohë, kuqezinjtë po punojnë edhe për largimin e Carlos Bacca, por Villarreal ofron vetëm 9 milionë euro, ndërsa Milan kërkon të paktën 15 milionë euro. Mbyllja e merkatos në Premier League ka larguar alternativat West Ham e Crystal Palace, kësisoj ka vështirësi për shitjen e kolumbianit.

Në udhëkryq janë mesfushorët Jose Mauri, Montolivo dhe Bertolacci. Nëse vjen Bakayoko, për ta nuk do të ketë më vend te skuadra e Gattuso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here