Portieri i Paris Saint-Germain, Kevin Trapp është kandidati kryesor për të mbrotjur portën e Napoli-t.
Kandidatura e gjermanit i është propozuar drejtorit sportiv të Napoli-t, Cristiano Giuntoli.
Aurelio De Laurentiis do të përpiqet të bëjë të paktën një dhuratë tjetër për Napolitanët, të cilët janë në ankth për të gjetur një portier, pas dëmtimit të Alex Meret, i cili gjatë seancës së fundit stërvitore ka pësuar një lëndim, rikuperimi i të cilit mendohet që do të zgjasë deri në muajin shtator.
Me qëllim qe të mos pengojë të ardhmen e Meret, Napoli preferon te huazojë një portier, por me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Alternativa tjetër është Tatarusanu i Nantes, por 28-vjecari Kevin Trapp shikohet si alternativa e duhur.