Barça ka folur me lojtarin dhe e ka siguruar atë se është njëri prej lojtarëve kryesor që nuk dëshirojnë ta shesin
Ousmane Dembele nuk është në shitje. Sulmuesi i ri francez, i cili demonstroi cilësitë e tij në Super Kupën e Spanjës me një paraqitje të mirëq dhe shënoi një gol të bukur, mund të relaksohet për të ardhmen e tij.
Kjo është ajo çka klubi i ka thënë lojtarit. Ai këtë sezon është në planet e skuadrës se parë dhe cilësohet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Ernesto Valverdeës.
Javën e kaluar kishte thashetheme që e ardhmja e Dembeles ishte në ajër dhe se Barca është e hapur për ta larguar gjatë verës. Kjo erdhi pas debutimit të tij të dobët sezonin që lamë pas, ku kishte pasur shumë lëndimi dhe fakti se një tjetër anësor erdh në Barcë, Malcom.