
Juventusi është afër transferimit të mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo. Këto spekulime i ka nxitur media spanjolle AS, e cila raporton se braziliani dëshiron të largohet nga klubi madrilen.
Marcelo ishte pjesë e ekipit startues në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Atletico Madridit. Në këtë ndeshje, Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 4-2.
AS shkruan se Marcelo nuk ishte në formën e tij të zakonshme në ndeshjen e mbrëmshme, për shkak se është i shpërqendruar nga spekulimet rreth së ardhmes së tij.
Juventusi janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë nëse largohet Alex Sandro nga skuadra e tij. Megjithatë, deri më tani, Juventusi i ka refuzuar të gjitha ofertat e PSG-së për lojtarin e tyre.