Valverde nuk demanton spekulimet rreth transferimit të Pogba-s

Merkatoja e verës në Spanjë përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa spekulimet rreth transferimit të Pogba-s te Barcelona vazhdojnë.

Interesimi i Katalanasve për Pogban është i qartë dhe ata dërguan ofertën zyrtare drejt Manchester United, mirëpo ajo u refuzua menjëherë.

Megjithatë francezi nuk është në marrëdhënie të mira me Mourinhon dhe dëshiron transferimin te Barcelona.

Për rastin Pogba, ka folur edhe traineri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili nuk i demantoi spekulimet për transferimin e francezit.

“Nuk dëshiroj që të flas për futbollistë të klubeve të tjera. Për këtë shkak nuk dëshiroj të flas për Pogba, përderisa ai nuk është lojtarë i Barcelonës”, deklaroi Valverde në konferencën për shtyp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here