Ronaldo një mesazh pas fitores

Luajti për 90 minuta për nuk realizoi asnjë gol për fanellën e Juventusit në fitoren 3-2 që kampionët e Serisë A arritën ndaj Chievo Verona, në takimin që çeli sezonin 2018-2019 të Serisë A. E megjithatë, sulmuesi Cristiano Ronaldo është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe mbi të gjitha me fitoren e vështirë që bardhezinjtë arritën në javën e parë, fitore që u arrit në minutën e fundit.

Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, sulmuesi portugez shkruan: “I lumtur për fitoren time të parë me fanellën e Juventusit”, shoqëruar edhe me një foto nga ndeshja Juve-Chievo. Në këtë ndeshje, sulmuesi portugez bëri një paraqitje të mirë, duke ndihmuar “zonjën e vjetër” për të fituar dhe për të marrë 3 pikët e para në kampionat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here