15 vite më parë,kombëtarja portugeze shikonte për herë të parë të zbriste në fushën e lojës Cristiano Ronaldo

15 vite më parë, më 20 gusht, kombëtarja portugeze shikonte për herë të parë të zbriste në fushën e lojës Cristiano Ronaldo. Ishte ajo dita e parë e një karriere të shkëlqyer me kombin e tij, që aktualisht numëron 154 ndeshje, 85 gola dhe 37 asiste, krahas fitores së kampionatit europian.

Cristiano Ronaldo debutoi më 20 gusht 2003, kur ishte 18-vjeç dhe u aktivizua në vend të Luis Figo në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Kazakistanit.

Djaloshi i lindur në Madeira ka luajtur katër kampionate botërore dhe katër kampionate europiane, ashtu si një Kupë Konfederatash. Rezultati më i mirë ka qenë Euro 2016, ku u shpall kampion Europe.

Me golat e shënuar në ndeshjen e parë kundër Spanjës, ai bëhet futbollisti i parë që ka shënuar në katër botërore radhazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here