Pogba u zhduk ndaj Brighton

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 25: Paul Pogba of Manchester United applauds fans after the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on February 25, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Paul Scholes ka kritikuar Paul Pogba dhe pretendon se Manchester United nuk ka liderë në ekip pas humbjes së turpshme 3-2 ndaj Brighton.

Scholes, i cili ka përfaqësuar ngjyrat e klubit për 20 vite, ishte tepër kritik pas paraqitjes jo të mirë të United, por shumicën e fajit ia ka vënë Pogba-së.

Francezi ishte kapiteni i ekipit për të dytën ndeshje pas mungesës së Antonio Valencia-s, por nuk ka arritur të bindë megjithëse ka shënuar në fund të ndeshjes me penallti.

“Ka mungesë liderësh në ekip,” shprehet Scholes për Optus Sport.

“Mendonim se Pogba do të ishte kandidati ideal për të qenë lider por ai nuk ishte në fushë sot. Ai bëri një ndeshje të dobët. Është shumë i paqëndrueshëm.

“Pogba ka bërë shumë gabime në pasime dhe shpeshherë është kapur jashtë pozicionit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here