Ish lojtari i Milanit dhe Real Madridit, Kaka, ka një lojtarë të preferuar për fitimin e Topit të Artë.
Braziliani mendon se Luka Modric është ai që mund ta fitojë Topin e Artë.
“Modric pas vetes ka rezultate impresive. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti në finalen e Botërorit me Kroacinë. Ai është një njeri që dhuron spektakël”, ka deklaruar Kaka.