Real Madrid raportohet të ketë arritur një marrëveshje me sulmuesin e Celta de Vigo Iago Aspas, në rast se nuk arrin të marrë Rodrigo Moreno-n e Valencia-s, sipas El Chiringuito de Jogones.
Aspak kaloi një sezon fantastik vitin e kaluar dhe është një sulmues me kualitet të madh, i denjë për të qenë zëvendësuesi i Karim Benzema. Gjithsesi, raportohet se Real ka arritur marrëveshjen me vetë lojtarin, që do të thotë se Los Blancos akoma nuk kanë një akord me Celta-n.
Raportet nga Vigo thonë se për të blerë lojtarin duhet një shifër 40 mln euro, aq sa është edhe klauzola e lirimit të lojtarit, kështu që Real mund ta blejë lojtarin kur të dojë.
Aspak po kalon një periudhë të suksesshme te Vigo por kërkon të kalojë në një nivel tjetër duke luajtur te një klub i madh.
Ai gjithashtu ka luajtur te Liverpool dhe Sevilla por nuk ka arritur të ketë impaktin që ka pasur te Celta.