Sulmuesi i Barcelonës pranë transferimit te Borussia Dortmund

Borussia e Dortmund është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcacer.

Duket se 24-vjeçari nuk do të qëndrojë në Camp Nou, ndërsa klubet e interesuara për të janë Porto dhe Betis.

Informacionet e fundit zbulojnë se Borussia Dortmund është në bisedime me Katalanasit dhe së shpejti pritet që të dy klubet të arrijnë marrëveshje.

Alcacer u transferua te Barcelona në vitin 2016 për shifrën e 30 miliona eurove, mirëpo nuk arriti ta fitojë vendin e tij në formacionin e parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here