Antonio Rudiger i ka dhënë shtytje bashkëlojtarëve të tij se Chelsea mund të luftojë për titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Mbrojtësi i Chelseat, Rudiger ka paralajmëruar shokët e skuadrës se kanë ende shumë për tu përmirësuar.
Në dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, Chelsea mburret me një rekord 100 për qind dhe mbrojtësi gjerman mendon se mund të sfidojnë titullin këtë sezon.
“Të paktën ne duam të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve këtë vit dhe jam shumë optimist se do të arrijmë në top katër”.
“Nuk duhet të fshihemi nga asnjë ekip”.
“Nëse Man City, në kontrast me sezonin e kaluar, ka një fazë të dobët, ne duam të jemi aty për të luftuar për titull”.
“Liverpooli është forcuar mirë, por ne jemi forcuar gjithashtu”, përfundoi mbrojtësi gjerman.