33 vjeçari këtë numër përgjatë karrierës së tij e ka shndërruar në një markë botërore, dhe është e vështirë ta shohim të shoqëruar në ndonjë numër tjetër.
Edhe në skuadrën e re Juventus, Ronaldo do të mbajë fanellën me numër 7, që para transferimit të tij mbahej nga Juan Cuadrado.
Po pse Ronaldo gjithmonë zgjedh fanellën me numër 7.
Ronaldo prej vitesh ka qenë i lidhur me numrin 7, i cili e ka ndihmuar të krijojë një markë botërore ‘CR7’.
Megjithatë ky numër nuk ka qenë i preferuar për portugezin gjatë transferimit te Manchester United në vitin 2004.
Te Sportingu në Portugali ai mbante numrin 28, dhe atë numër e kërkoi edhe te United. Por ishte trajneri Sir Alex Ferguson që ia besoi numrin 7, duke pasur besim të madh se Ronaldo do të arrinte në nivele të larta në futboll.
Para Ronaldos te Mancehster United numrin 7 e kanë mbajtur legjenda si David Beckham, George Best dhe Eric Cantona.