Gennaro Gattuso njihej si njëri nga lojtarët me temperament të lartë dhe duket se temperamenti i tij nuk ka ndryshuar edhe pse tani ai është trainer.
Gjatë përgatitjeve në SHBA, pas ndeshjes miqësore kur Milani mposhti Barcelonën, Gattuso ka goditur me shuplakë 17-vjeçarin, Gabriele Bellodi, pasiqë ai po mbante në dorë fanellën e Barcelonës.