Lajme të mira te Milani: Conti së shpejti rikthehet në fushë

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Andrea Conti së shpejti do të rikthehet në fushë, pas lëndimit të rëndë që e la atë jashtë fushave për një vit.

Conti verën e kaluar u transferua te Milani nga Atalanta, si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Megjithatë 24-vjeçari u lëndua në fillim të sezonit duke i këputur ligamentet.

Mediat italiane shkruajnë se Conti do ti bashkohet skuadrës në stërvitje dhe nga tetori pritet që ai të jetë i gatshëm për ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here