Marcelo mund të largohet nga skuadra e Real Madridit në vitin 2019.
Marcelo mbetet në planet e Juventusit.
“Tuttosport” shkruan se skuadra kampione nga Serie A vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Real Madridit.
Marcelo ka kontratë me “Los Blancos” deri më 2022, por Juventus llogarit ta bind Florentino Perezin për shitjen e tij me një ofertë prej 50 milionë euro.
Marrëveshja mund të tentohet të arrihet në janarin e vitit 2019, ose pas përfundimit të këtij sezoni.