Mbrojtësi i krahut të djathtë të Chelseat, Davide Zappacosta, ka bërë të ditur se Interi e kishte kërkuar atë gjatë këtij afati kalimtar dhe ai mund të largohet nga Chelsea në janar nëse nuk zë vend në ekipin e parë.
Gjatë këtij afati kalimtar, Interi e kishte kërkuar një lojtar në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe u tregua i suksesshëm në transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Zappacosta mendon se ai mund të kishte qenë zëvendësuesi i Jose Cancelos në Inter dhe ende ka mundësi të largohet nga Chelsea, pasi që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë prej katër ndeshjeve të Chelseat nën menaxhimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.
“A është e mundur të kthehem në Itali? Por, Interi më ka kërkuar. Agjenti im, Alessandro Lucci, më ka treguar për interesimin e tyre, edhe pse unë kam qëndruar i përqendruar në Chelsea”, ka thënë Zappacosta.
“A mund të kthehem në janar? Unë kam edhe tri vite në kontratën time këtu dhe dua të mendoj vetëm rreth arritjeve me Chelsean”.
“Situata këtu është shumë konkurruese, por unë dua të fitoj një vend në skuadrën e parë. Pas kësaj, është e qartë që nëse gjej vend, nuk mendoj se kjo gjë do t’i pëlqente ndonjë lojtari”.