VIDEO: Di Francesco festoi golin dhe theu dorën

Roma dhe Atalanta luajtën një ndeshje fantastike dhe u ndalën në barazim me rezultatin 3-3, por traineri i Romës Di Francesco, do ta mbajë mend për një kohë të gjatë këtë ndeshje.

Atalanta në pjesën e parë kishte epërsi prej 3-1, mirëpo në pjesën e dytë Romakët arritën të barazonin rezultatin.

Golin e barazimit e shënoi Manolas, ndërsa Di Francesco e festoi aq furishëm golin sa theu dorën.

Ai goditi me grusht panelin e stolit dhe u detyrua të hyjë në operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here