Schalke ka kompletuar blerjen e mesfushorit të Gjermanisë, Sebastian Rudy nga rivalët e Bayern Munich. 28-vjeçari, i cili kaloi një sezon te kampionët e Gjermanisë, ka firmosur një kontratë katër-vjeçare deri 30 qershor 2022.
“Më pëlqen shumë Schalke dhe doja të isha pjesë e kësaj skuadre, sapo mora vesh për ofertën e tyre. Po pres me padurim të luajë para tifozëve të tyre në atmosferën e shkëlqyer që ata krijojnë në stadium,” – tha Rudy, i cili luajtur 35 ndeshje me Bayern Munich në sezonin e kaluar. Me bavarezët ai ka fituar një titull kampion dhe dy Superkupa të Gjermanisë.
Rudy, që ka qenë pjesë e kombëtares në “Rusi 2018” dhe në Kupën e Konfederetave 2017, është aktivizuar edhe me VfB Stuttgart dhe Hoffenheim, gjatë karrierës të tij.