Pas Maldinit dhe Leonardos, një tjetër legjendë rikthehet te Milani

Kaka ka udhëtuar në Itali këtë pasdite për të nisur punën me Milan, por pranon se nuk është diskutuar se çfarë posti do të marrë.

Mëngjesin e së mërkurës është spekuluar se ai mund të marrë rolin e një skauti, teksa ai nuk ka dëshirë të kalojë shumë kohë larg shtëpisë së tij.

“Jam shumë i lumtur sa herë që vij këtu,” shprehet Kaka për gazetarët pas mbërritjes në Itali.

“E pash ndeshjen ndaj Napolit dhe shpresoj që ky do të jetë një sezon shumë i mirë për Milan. Flas shpesh me Leonardo-n pasi jemi shokë, por nuk kemi diskutuar se çfarë roli do të marr.

“Për momentin, prioriteti im janë fëmijët e mi, të cilët jetojnë në Brazil. Duhet të qëndroj me ta.

“Dua të mësoj se çfarë mund të bëj aktualisht në botën e futbollit. Të rikthehem në San Siro për Milan-Roma do të jetë diçka e madhe. Pres që Milan të fitojë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here