Do të ishte mjaftë interesante.
Siç raportojnë mediat italiane, presidenti aktual i Interit, Erick Tohir do të largohet nga Interi në tetor të këtij viti.
Indoneziani posedon 30% të akcioneve të Interit dhe po planifikon ta shesë pjesën e tij dhe sipas Tuttosport vendimi do të merret në tetor.
Tohir dëshiron ti shesë akcionet e tij, pasiqë Interi siguroi pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe akcionet e tij vlejnë më shumë.
Sipas Tuttosport, Javier Zanetti mund ta marrë postin e presidentit.
Zanetti ka luajtur 19 sezone te Interi dhe tifozët Neroaxur do të ishin mjaftë të kënaqur në rast se ai e merr postin e drejtuesit.