Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

U hodh në Montekarlo shorti i fazës me grupe të Champions League për edicionin 2018/19…

Real i Madrid, fitues i tre edicioneve të fundit të kësaj veprimtarie do të jetë në Grupin G, bashkë me Roma, CSKA Moskë dhe Plzen. Ndërkohë, “grupi i hekurt” është ai B, ku do të jenë Barcelona, Tottenham, Inter dhe PSV Eindhoven.

I fortë është edhe Grupi C, ku Paris SG do të konkurrojë me Napoli, Liverpool e Crvena Zvezda.

Juventus ka gjetur Manchester United, Valencia dhe Young Boys, ndërsa Manchester City do të jetë në të njëjtin grup me Shakhtar, Lyon dhe Hoffenhaim.

Bayern, Benfica dhe Ajax është një grup me ekipe të e kanë fituar Champions në të kaluarën, ndërsa atyre i shtohet edhe AEK.

Ja tabloja e grupeve…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here