Menaxheri i Qytetarëve, Pep Guardiola në një intervistë për mediat britanike ka lavdëruar rivalët e qytetit, Manchester United.
Djajtë e Kuq nuk e kanë filluar mjaftë mirë sezonin, ndërsa City ka fituar 7 pikë në tre ndeshjet e para.
Megjithatë Guardiola nuk ka ngurruar për t’i lavdëruar rivalët e tij.
“Manchester United mbetet një skuadër e madhe. Jemi në gusht dhe ka ende shumë ndeshje për tu luajtur. Mund të themi se sezoni do të fillojë pas pushimit të përfaqësueseve, pasiqë do të luajmë ndeshje çdo tre ditë”, është shprehur Guardiola.
Manchester City në gjiron e rradhës do të përballet me Newcastle.