Chelsea ka marrë një ofertë të re për shitje të klubit.
Mediat angleze raportojnë se biznesmeni miliarder, i deklaruar si tifoz i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, ka shfaqur interesim për blerjen e klubit londinez nga Roman Abramovich.
Ratcliffe njihet si personi më i pasur në Britani me pasuri prej mbi 21 miliardë funtesh, ka refuzuar t’i mohojë spekulimet në lidhje me blerjen e Chelseat.
Por, ai së fundmi kishte pranuar se është tifoz i Manchester United.