​Ronaldinho kërkon që Neymari të kthehet në Barcelonë

Ish-lojtari i Barcelonës, Ronaldinho, ka thënë se përkundër që për të është e rëndësishme që Neymari të jetë i lumtur, ai do të ishte edhe më i lumtur nëse do të kthehej në Barcelonë.

Ronaldinho është duke i promovuar disa produkte të tij, syzet, në Barcelona, dhe këtë të shtunë ai mori pjesë në një turne për foot-volley në plazh. Duke folur për disa media gjatë këtij turneu, ai do të ishte i lumtur nëse Neymari do të rikthehej në klubin katalonas.

Bashkëkombësi i Ronaldinhos, Neymar, është duke qëndruar në Paris Saint-Germain këtë sezon, por në fund të sezonit spekulohet se ai do të transferohej në klubin madrilen, Real Madrid.

“Gjëja më e rëndësishme është që Neymari është i lumtur. Më pëlqen që shokët e mi janë gjithmonë të lumtur, por, personalisht, unë do të isha më i lumtur nëse do të kthehej në Barcelona. Por, nuk besoj se do të ndodhë kjo gjë”, ka thënë Ronaldinho.

Ronaldinho u pensionua përfundimisht nga futbolli janarin e kaluar dhe tani është duke jetuar në Barcelonë, ku kishte shpenzuar një pjesë të karrierës së tij si futbollist.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here