Lionel Messi para fillimit të stinorit kishte thënë se dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Eliminimi në Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar ende është i dhimbshëm për lojtarët e Barcelonës.
“Këtë vit e dëshirojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Messi për Catalunya Radio.
“Ne jemi eliminuar në çerekfinale për tre stinore rresht dhe ajo e vitit të kaluar ka qenë më e tmerrshmja sepse ne shkuam në Romë me një rezultat pozitiv në duart tona2.
“Ne duhet ta fitojmë këtë vit, për klubin, për skuadrën dhe për përkrahësit”.
“Ne kemi një skuadër spektakolare, ne mund të konkurrojmë për këtë trofe”.
Në këtë stinori të Ligës së Kampionëve, Bracelona është në grup me këto skuadra: Interin PSV-në dhe Tottenhamin.