Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri, që mund të jetë i pari gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katallan vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong.
Ylli i ri holandez ishte objektiv i Barcelonës edhe gjatë afatit kalimtar të verës.
Palët nuk arritën marrëveshje por plani i Barcelonës është të provojë sërish blerjen e tij për pjesën e dytë të sezonit në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.