Morata zbulon: Konsiderova largimin nga Chelsea

Sulmuesi i Bluve të Londrës, Alvaro Morata ka zbuluar se sezonin e kaluar e ka konsideruar largimin nga Stamford Bridge.

Morata ka bërë të ditur se ka qenë i gatshëm të largohet në drejtim të Spanjës ose Italisë para përfundimit të merkatos.

Spanjolli iu bashkua Bluve sezonin e kaluar pasi u transferua nga Reali Madridit.

“Natyrisht që unë mendova të luaja përsëri në Spanjë, ose të kthehesha në Itali, por nuk isha në Kupën e Botës dhe ishte e vështirë për mua, nuk pata sezonin më të mirë dhe më pas trajneri i ri vendosi që unë të mos largohesha”, shtoi Morata.

“Unë nuk i mbaj mëri askujt (ish-trajnerit të Spanjës, Julen Lopetegui), kam jetuar shumë gjëra të mira edhe me të, ishte mendimi i tij dhe nuk isha në sezonin tim më të mirë. Por unë nuk kam asnjë inat kundër askujt, i uroj atij shumë suksese dhe më shumë tani që ai është në Real Madrid”, tha ai.

AC Milan ishte lidhur me një lëvizje për spanjollin këtë verë, përveç Juventusit që kishte interes për të rikthyer në Torino 25-vjeçarin. Transferimi i Alvaro Morata në San Siro u bllokua për shkak të një ndryshimi të pronësisë së Milanit

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here