Luis Suarez flet për lojtarin e ri të Barcës “Është një prej atyre futbollistëve të gatshëm ta japin jetën në fushë”

Luis Suarez ka lavdëruar mesfushorin Arturo Vidal pas ardhjes së kilianit si përforcim i ri te Barcelona.

Vidal nënshkroi me gjigantin katalan nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Suarez ka thënë se Vidal i ofron shumë ekipit të Barcelonës.

“Vidal është një futbollist që e njeh gjithë bota. Është një prej atyre futbollistëve të gatshëm ta japin jetën për ne dhe taktikisht mund të ofrojë shumë”, u shpreh Suarez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here