Mediat italiane raportojnë se Milani dëshiron ta përforcojë skuadrën edhe në merkaton e janarit dhe në shënjestrën e Rosonerëve është mesfushori i Manchester United, Ander Herrera.
Rosonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të Biglia dhe sipas tyre Herrera është lojtari i duhur.
Spanjolli nuk po fiton shumë minuta nën drejtimin e Mourinhos dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Djajtë e Kuq do të jenë të detyruar ta shesin atë, pasiqë në fund të sezonit ai do të largohet si lojtarë i lirë.
#Milan – Ander #Herrera torna un obiettivo rossonerohttps://t.co/xgNpYr7WLF
— calciomercato.it (@calciomercatoit) September 5, 2018