Agjenti i Vinicius, Federico Pena ka demantuar zërat rreth rikthimit të brazilianit te Flamengo.
Ditën e djeshme në media u shfaqën spekulime se Vinicus do të rikthehet te Flamengo si lojtarë i huazuar.
Në një intervistë për GloboEsporte, Pena ka bërë të ditur se në kontratën e Vinicius nuk ekziston një opcion i tillë që braziliani të rikthet te Flamengo si një lojtarë i huazuar.
“Një opcion i tillë nuk ekziston në kontratë”, ka thënë Pena.