Modric zbulon mesazhin nga Ronaldo pasi fitoi çmimin e UEFA-së

Luka Modric ka njoftuar se Cristiano Ronaldo e uroi pas triumfit të tij në garë për futbollistin e vitit nga UEFA.

“Kam marrëdhënie të mira me të, ai ma ka dërguar një mesazh duke ma uruar fitimin e çmimit dhe ka thënë se shpreson që të më takojë sa më shpejt”, ka thënë Modrici.

“Jam shumë mirë me Cristianon, dhe do të vazhdoj kështu, asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme mirëpo grupi është më i rëndësishëm”.

“Jam i lumtur që jam në listën e tre kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas FIFA-s. Lojtarët dhe trajnerët do të vendosin kështu që do të shohim”, u shpreh kroati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here