Futbollisti i Arsenalit, Hector Bellerin është gjendur në qendër të vëmendjes në mediat britanike, pasiqë zbuloi se merr kritika nga tribunat për veshjen dhe dukjen e tij.
Bellerin është i njohur për stilin e tij të veshjes, i cili është mjaftë specifik dhe për këtë shkak tifozët në Angli e ofendojnë atë.
“Shumicën e ofendimeve e shoh në rrjetet sociale, por edhe në stadiume. Më thërasin lezbejk pasiqë mbaj flokët e gjatë, por edhe homoseksual. Mundohem që të mos reagoj, por kjo më lëndon mjaftë. Problemi qendron te ajo se njerëzit e kanë një ide në kokën e tyre se si duhet të duket një futbollist.”
“Nëse jeni pak më ndryshe atëherë kjo nuk është në rregull. Nuk e kuptoj se përse njerëzit irritohen kur dikush tjetër është më ndryshe nga ata. Për sa kohë që nuk e lëndoni askend nuk mendoj se ka ndonjë problem”, është shprehur Bellerin.