Thibaut Courtois u transferua te Reali nga Chelsea për 35 milionë euro gjatë merkatos së verës.
Transferimi i tij te Reali i ka irrituar fansat e Chelsea, pasiqë belgu nuk u shfaq në stërvitjen e Bluve, që la të nënkuptohet se ai po e kërkonte me çdo kusht transferimin e tij te Reali.
Mirëpo Courtois ka bërë të ditur se veprimi i tij është keqkuptuar nga tifozët blu dhe se marrëveshja për transferimin e tij në Madrid ishte arritur më parë sesa kishin filluar stërvitjet.
“Më bën të ndjehem keq. Është e qartë se ata nuk e dinë të vërtetën. Vendimi për tu transferuar te Reali ishte marrë që në muajin mars. Marrëveshja ishte arritur dhe për atë shkak nuk u paraqita në stërvitje. Më vjen keq që veprimi im u keqkuptua, pasiqë une dua Chelsea”, ka deklaruar Courtois.