Marchisio sulmon Allegrin pas largimit

Mesfushori italian ka sulmuar trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri.

Sipas tij, Allegri e deklaronte të lënduar edhe kur nuk ishte.

“Kishte ardhur koha të na ndaheshin rrugët. Këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua”, deklaroi Marchisio.

“Ajo që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë se kishte raste që më deklaronin të dëmtuar kur nuk isha”, shtoi ai.

Marchisio ishte pjesë e Juventusit që nga viti 2005, derisa për një sezon (2007-08) ishte i huazuar te Empoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here