Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në ligën D të Ligës së Kombeve, ku përballet me Ishujt Faroe.
Do të jetë kjo sfida e parë që skuadra do ta zhvillojë në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Formacioni zyrtar i Kosovës: Samir Ujkani, Fidan Aliti, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica, Donis Avdijaj, Arber Zeneli, Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Atdhe Nuhiu.
Formacioni zyrtar i Ishujve Faroe: Nielsen, V. Davidsen, A. Gregersen, Nattestad, Hansson, Bartalsstovu, Hendriksson, Sorensen, Edmundsson, R. Joensen, G. Vatnhamar.