Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kërkon një mbrojtës të majtë.
“Mundo Deportivo” shkruan se strategu i gjigantit katalan kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas shitjes së Lucas Digne te Everton në gusht, Valverde kërkoi një mbulesë për Jordi Alban.
Mirëpo, në fund në ekip u promovuan nga Barcelona B, Juan Miranda dhe Marc Cucurella.
Valverde pranoi rekomandimin por prapë nuk është i bindur se opsionet aktuale janë të mjaftueshme dhe dëshiron ta zgjidh problemin pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.