Ozil befason me klubin e ri

Mediat lokale raportojnë se gjiganti turk Fenerbahce është duke e përgatitur një ofertë për transferimin e Mesut Ozilit nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i “Topçinjve” Unai Emery mund t’i ketë mohuar spekulimet se i ka prishur marrëdhëniet me Mesut Ozilin, por lajmet që vijnë nga Turqia vetëm sa i kanë rritur ato.

Agjencia e lajmeve Fotomac raporton se Fenerbahce është duke e përgatitur një ofertë interesante për Ozilin në janar.

Por, sipas ky lajm nuk mund të merret edhe shumë serioze duke pasur parasysh situatën financiare të klubit.

Eksperti i futbollit turk Emre Sarigul së fundmi pati shkruar për Guardian se presidenti i ri i Fenerbahces, Ali Koc, e ka bërë të qartë se detyra e tij është t’i zgjidhë borxhet e mëdha të klubit, që momentalisht kapin shifrën 621 milionë euro.

Ozil ka pagë javore gati 400 mijë euro në Arsenal, dhe duke parë këtë turko-gjermani do të ishte i papërballueshëm për Fenerbahcen. Po ashtu, duke qenë 29-vjeçar, ai nuk përshtatet me politikat e reja të klubit për të investuar vetëm në lojtarë të rinj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here