Nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë një yll i madh do të transferohet në San Siro

Kryesia e re e Milanit bëri disa përforcime të reja gjatë merkatos së verës dhe objektivi mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane zbulojnë se në rast se Milani siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, në San Siro do të arrijnë përforcime të tjera, ndërsa njëri prej emrave është zbuluar.

Lojtari për të cilin Rosonerët ishin të interesuar edhe gjatë kësaj vere, Memphis Depay i ka premtuar kryesisë së Milanit se verën e ardhshme do të transferohet në Milano.

Sezonin e kaluar Depay shënoi 20 gola dhe 13 asistime.

Mediat italiane shkruajnë se Milani është në pole position për shërbimet e holandezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here