Gareth Bale është shëndrruar në lider të Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.
Skuadra e re e drejtuar nga Julen Lopetegui e ka filluar mbarë sezonin e ri në La Ligë.
Por, sfida e radhës nuk do të jetë e lehtë, vizita te Athletic Bilbao.
“Marca” shkruan se plani i Lopeteguit është që Bale ta inspirojë Real Madridin drejt një fitoreje të re.
Bale ka shfaqur formë të mirë në rolin e liderit pas largimit të Ronaldos dhe njësoj është plani të ndodhë edhe sonte në Bilbao.