Lewis Hamilton pole edhe në Singapor, Vettel vetëm i treti

Në një pistë si ajo e Marina Bay në Singapor ku parakalimet janë të vështira dhe ku nisja e garës nga vija e parë është e rëndësishme për të fituar garën, piloti britanik Lewis Hamilton ka treguar edhe një herë klasin e tij, duke siguruar “pole position”.

Piloti britanik i Mercedes dha kohën rekord 1’36”015, duke siguruar “pole” dhe duke hedhur një hap të madh drejt triumfit nesër në garë. Në krah të tij në vijën e parë të startit do të jetë holandezi Max Verstappen me Red Bull, duke befasuar dy makinat Ferrari.

Vetëm i treti Sebastian Vettel me Ferrari, gati gjysmë sekondë më i avashtë se Hamilton, duke mos rivalizuar dot për “pole. I katërti doli Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Kimi Raikkonen me Ferrari (i pesti) dhe Daniel Ricciardo me Red Bull (i gjashti).

Në “top-10” u renditën Perez (Force India), Grosjean (Haas), Ocon (Force India)dhe  Hulkneberg (Renault). Gara nesër starton në orën 14:10.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here