Real Sociedad – Barcelona, ndryshime në formacion nga Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e skuadrës së tij për takimin me Real Sociedadin në La Ligë.

Futbollistët e rikthyer nga udhëtimet e gjata pas angazhimeve ndërkombëtare mund të mbeten në bankën e rezervistëve për ballafaqimin e sotëm në La Ligë.

Por, Leo Messi, Jordi Alba e Gerard Pique e kanë të sigurt paraqitjen në formacionin bazë pasi nuk ishin të angazhuar me skuadrat e tyre.

Mbetet të shihet se kush do të pushohet nga Valverde para fillimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe dueleve të tjera të rëndësishme në javët e ngjeshura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here