Surprizë në Serie A: Interi mposhtet nga Parma (VIDEO)

Interi është mposhtur në shtëpi nga Parma me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk ka mundur të vazhdojë me fitore, pasi janë befasuar në shtëpi nga Parma, e cila gjen fitoren e parë këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi vendasve, të cilët rrezikuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.

Ivan Perisic 17′ dhe Milan Skriniar 27′ ishin më së afërmi ta gjejnë golin, por ishin të pafat dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri luajti më mirë dhe e nisi këtë pjesë duke krijuar disa raste shënimi.

Megjithatë, asnjëra goditje e zikaltërve nuk e gjeti rrjetën dhe më vonë u befasuan nga Parma që shënoi në rastin e parë.

Ishte lojtari i akademisë së Interit, Federico Dimarco, i cili shënoi një supergol nga rreth 30 metra për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 0-1.

Pas këtij goli të pësuar, Interi vazhdoi me trysni tani për të gjetur golin e barazimit, por nuk ishte dita e tyre dhe në fund pësuan humbje minimale.

Pas kësaj humbje, skuadra nga Giuseppe Meazza gjendet në vendin e shtatë me katër pikë, po aq sa ka Parma në pozitën e

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Sampdoria, ndërsa Parma e pret në shtëpi Cagliarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here